OBSH: Rriten rastet e kancerit kolorektal në Europë si pasojë e konsumit të alkoolit

24 Mars 2026 | 19:57

Europianët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të alkoolit në botë, një zakon që lidhet me rritjen e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Një raport i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vë në dukje se konsumi i alkoolit po kontribuon gjithnjë e më shumë në rritjen e rasteve të kancerit kolorektal në Europë. Ekspertët theksojnë se rreth 39% e rasteve të këtij kanceri tek meshkujt lidhen me alkoolin.

Në vitin 2018, mbi 59,000 raste të kancerit kolorektal iu atribuuan konsumit të alkoolit. Ndërkohë, në vitin 2020, ky lloj kanceri u rendit si kanceri kryesor i shkaktuar nga alkooli, me mbi 60,000 raste të reja – më shumë se çdo lloj tjetër kanceri i lidhur me konsumimin e alkoolit.

Pavarësisht këtyre shifrave alarmante, alkooli mbetet lehtësisht i aksesueshëm, i promovuar gjerësisht dhe i normalizuar në jetën e përditshme.

Sipas të dhënave, të rriturit në Europë konsumojnë mesatarisht 9,2 litra alkool për person, duke e renditur rajonin si të parin në botë për nivelin më të lartë të konsumit. Meshkujt konsumojnë katër herë më shumë se femrat.

Në Shqipëri, të dhënat tregojnë një konsum mesatar prej 5,1 litrash për frymë. Konsumi tek meshkujt është 8,4 litra, ndërsa tek femrat vetëm 1,9 litra. Rreth 2,8% e shqiptarëve janë të varur nga alkooli, krahasuar me 5,9% në mesataren europiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026