“Ofendohemi të marrim nuse të rritur”, gjyshja e 21-vjeçarit të martuar me minorene

7 Shtator 2024 | 14:38

“Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë , e kemi ofendim po qe e madhe” kështu tha gjyshja e Dritson Kurtit në një intervistë për korrespondentin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi.

21-vjeçari Kurti është arrestuar ditën e djeshme pasi e mitura, gruaja e tij 14-vjeçare është bërë nënë.

Në intervistë gjyshja e Dritson Kurtit tha se komuniteti rom e ka në traditë martesën në moshë të vogël dhe se për ta është ofendim të jetë nusja e madhe, pasi e marrin të vogël që ta mësojnë vetë.

“Ne kurbetët e kemi traditë martohemi shpejt, 12-13 vjeç, tani paskan nxjerrë ligj. Ne e kemi traditë, po u rrit çupa nuk e marrim ne. E kemi ofendim. Ne kërkojmë ndihme për djalin, e morën sepse çupa është e vogël. Unë me pension, ai punonte. Atje ne komunale, tek plehrat. Mban gruan e fëmijët. E ëma i vdiq. Tani të mendoje qeveria, ç’janë këto ligje? Tani kanë dalë? Ne kemi vite martohemi të vegjël. Tani nxorën ligje qeveria? Te ne kurbetët do futet qeveria? Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë. Nuk i marrim të mëdha, e kemi për ofendim po qe e madhe “,-tha Fidarie Kurti, gjyshja e 21-vjeçarit.

Babai i të miturës është shprehur gjithashtu i mërzitur nga arrestimi i dhëndrit të tij.

“Jane bërë martesa, është bërë me kamala. Ne jemi rom, kështu e kemi. Pse ma morët dhëndrin? Ne u martuam me dashuri me harmoni. E keni marrë kot se koti. Lirojeni një orë e më parë. Kjo është vajza ime. E mori me dashuri me harmoni, pse na ndërhyni ne gabelëve? Nuk e mori me zor, e mori me dëshirë. Mos hyjë shteti në punët tona. Lirojeni sa më parë. Të me dëgjojnë. Dua të me lirohet dhëndri, të gëzojë fëmijën”,-tha ai.

E mitura gjithashtu ka dhënë një intervistë për korrespondentin Shkëmbi ku shprehet se ka një vit e martuar, ndërsa më herët kishte jetuar në Elbasan. E mitura gjatë intervistës ka kërkuar ndërsa qante lirimin e bashkëshortit të saj duke u shprehur se e do.

“Jam 14 vjeç. Kam një vit që jam martuar. Më para jetoja në Elbasan. Bashkëshortin e arrestuan dje, se kam lindur e vogël.  Dua ta lirojnë. E dua”,-tha e mitura ndërsa qan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026