Ogerta Manastirliu: Do kemi spital ditor me 60 shtretër
Urgjenca Polivalente e Spitalit Qendror në QSUT do të riorganizohet, në spitalin e ri. Gjatë një takimi me shefat e shërbimeve Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se duhet të bëhet sa më parë funksional ky spital. Ndërkohë godina ku gjendet tani urgjenca do të kthehet në spital ditor me 60 shtretër.
“Do të kemi një riorganizim të Urgjencës Polivalente dhe me transferimin e shërbimeve në spitalin e ri. Ne jemi gati në të gjithë ato parametrat të cilat janë kërkuar deri më sot, për të filluar tashmë transferimin dhe funksionimin e këtij spitali. Bërja funksional i këtij spitali na hap rrugën edhe drejt një ivestimi të ri. Aty ku sot është urgjenca aktuale e QSUT, pra në godinën A1 siç e quajmë ne, apo në Spitalin e Kirurgjisë sot, do të kemi mundësinë që aty do të kemi një spital ditor me 60 shtretër. Do të kemi aty edhe qendrën e dializës si dhe një strukturë të toksikologjisë brenda këtij spitali”, -tha Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndërtimet me eurokodet e reja, ekspertët: Do përballojnë tërmete deri në 8 ballë
- Rikthehen bastet sportive, Rama: Do kontrollohen nga një bord kombëtar
- Bejko nis fushatën: Jemi alternativa jashtë qeverisë dhe opozitës së korruptuar
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026