OKB: 47 gra dhe fëmijë vriten çdo ditë gjatë luftës në Gaza
Të paktën 47 gra dhe vajza u vranë mesatarisht çdo ditë gjatë luftës në Gaza, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e OKB-së për Gratë. OKB paralajmëron se vdekjet vazhdojnë gjashtë muaj pas zbatimit të një armëpushimi të brishtë.
Më shumë se 38,000 gra dhe vajza u vranë në Gaza nga tetori 2023 deri në dhjetor 2025, sipas një raportit.
“Gratë dhe vajzat përbëjnë një përqindje shumë më të lartë të vdekjeve sesa është parë në konfliktet e mëparshme në Gaza”, u tha gazetarëve në Gjenevë Sophia Calthorpe, drejtuese e agjencisë për veprime humanitare.
Agjencia shprehu shqetësim se vrasjet e grave dhe vajzave kanë vazhduar pas armëpushimit të tetorit, megjithëse nuk e di numrin e saktë të viktimave për shkak të të dhënave të paplota.
Armëpushimi i tetorit i dha fund dy viteve luftë, por la trupat izraelite nën kontrollin e një zone të shkretë që zë më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës, me Hamasin nën kontrollin e pjesës së mbetur, një rrip të ngushtë bregdetar.
Më shumë se 750 palestinezë janë vrarë që atëherë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, ndërsa militantët kanë vrarë katër ushtarë izraelitë. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit. Izraeli thotë se qëllimi është të pengojë sulmet nga Hamasi dhe fraksione të tjera militante.
Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global
Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand
- 18:15 Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema
- 18:13 Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Elbasan, shpëton shoferi
- 18:12 Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto
- 17:59 Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike
- 17:56 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 17:55 Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur