OKB kundër Britanisë për dëbimin e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone

Emigranët Ilegalë
8 Mars 2023 | 16:37

Kontradikta të shumta kanë përfshirë projektligjin e qeverisë britanike për emigracionin, që nuk pranon kërkesat për azil të emigrantëve që mbërrijnë me gomone.

Sekretarja për Punët e Brendshme, Suella Braverman garantoi të mërkurën se drafti nuk e shkel ligjin.

“Ne nuk po shkelim ligjin. Asnjë përfaqësues i qeverisë ka deklaruar se po e shkelim. Në fakt, ne e kemi bërë të qartë se besojmë se po veprojmë në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare. Ne duhet të marrim masa të dhimbshme por të nevojshme menjëherë, pasi ka njerëz që po vdesin në përpjekje për të arritur në Britani. Ata po shkelin ligjet tona dhe po abuzojnë nga mikpritja e qytetarëve britanikë”, tha Suella Braverman, sekretare për Punët e Brendshme në Britani.

Por me një postim në Twitter, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, UNHCR, kritikoi ligjin britanik duke deklaruar se, në rast se miratohet do të çojë në ndalimin total të azilit dhe do të shkelë hapur Konventën për Refugjatët.

Në bazë të planeve të publikuara të martën nga kryeministri Rishi Sunak, emigrantët ilegalë që mbërrijnë në vend me varka të vogla nuk do të kenë mundësi të kërkojnë azil, por do të arrestohen.

Lideri i konservatorëve sqaroi se emigrantët do të dëbohen brenda pak javësh, në vendin e tyre nëse është i sigurt, ose në vende të treta si Ruanda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026