OKB: Nëse nuk ka armëpushim, përhapja e urisë në Rripin e Gazës e sigurt
Disa zyrtarë të OKB-së për çështjet humanitare paralajmëruan të martën se ekziston një rrezik i lartë i urisë së shkaktuar nga konflikti në Rripin e Gazës nëse lufta nuk ndalet së shpejti.
“Nëse asgjë nuk bëhet, ne kemi frikë se uria e përhapur në Gazë është pothuajse e pashmangshme dhe konflikti, në të cilin që nga tetori janë vrarë pothuajse 30,000 njerëzve dhe janë plagosur më shumë se 70,000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës, do të sjellë më shumë viktima”, tha Ramesh Rajasingham, drejtor i divizionit të koordinimit në zyrën humanitare të OKB-së.
Ai foli në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Algjeria, Guajana, Sllovenia dhe Zvicra, mes shqetësimeve në rritje se uria po përdoret si armë lufte.
Zoti Rajasinghami tha se të paktën 576,000 njerëz në Rripin e Gazës, 25% e popullsisë, janë një hap larg urisë dhe praktikisht e gjithë popullata po mbështetet në ndihmën e pamjaftueshme ushqimore humanitare për të mbijetuar.
“Gaza po përballet me nivelin më të lartë të kequshqyerjes së fëmijëve në botë”, tha Carl Skau, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit. “Një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është i kequshqyer në mënyrë akute.”
Shefi i OKB-së për çështjet humanitare, Martin Griffiths, në një memorandum dërguar Këshillit të Sigurimit para takimit përmendi rrezikun e urisë të shkaktuar nga konflikti.
“Nevojiten veprime të menjëhershme për të parandaluar urinë e shkaktuar nga konflikti dhe pasigurinë e përhapur ushqimore në Gazë”. Ai bëri thirrje për një armëpushim dhe i kërkoi këshillit të përdorë ndikimin e tij dhe të ndërmarrë veprime për të lehtësuar dergimin e ndihmave në dhe brenda Gazës.
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:30 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla