Ollie Bearman firmos me Haas për vitin 2025
Talenti i Ferrari’t, Ollie Bearman siguroi një kontratë me kohë të plotë në Formula 1 nga viti 2025 pas ra dakort për një kontratë shumë vjeçare me amerikanët e Haas. 19 vjeçari britanik impresionoi Botën e Formula 1 kur zëvendësoi Carlos Sainz në bordin e Ferrari’t për garën e Arabisë Saudite. Ai mori pikët e para në debutim pas vendit të 7’të.
Aktualisht Bearman garon në F2 me PREMA Racing duke fituar garën e 1’rë të sezonit dhe të 4’ën në karrierë gjatë fundjavës që lamë pas në “Sprint Race” të Austrisë. Aktivitet që ai e kryen paralelisht me rolin e pilotit rezervë për Haas dhe Ferrari’n në Formula 1.

Gjithashtu do të testojë për të 6 herë në Provat e 1’ra të lira për Haas në Silverstone.
Ndërkohë që Nico Hulkenberg do të transferohet te Sauber/Audi vitin tjetër dhe kontrata e Kevin Magnussen përfundon në mbyllje të këtij viti, ka ende një vend bosh për 2025 te Haas.
Piloti i Alpine, Esteban Ocon është pretendenti kryesor përpara rivalit të Sauber, Valtteri Bottas që besohet se është nën konsiderim. Gjithashtu Magnussen mund të “luftojë” për të njëjtin vend në vazhdon të përsërisë performance si ajo në Austri ku ai përfundoi në vendin e 8’të.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë