‘Open Balkan’, Bushati: SHBA është spektatore. Haxhiu: Kosova problemi
Analisti, Andi Bushati thotë se ‘Open Balkan’ është një projekt i Beogradit që e ka përqafuar Tirana.
Për pretendimin se SHBA e mbështet këtë iniciativë, Bushati tha se përkrahja është me kushtet.
“Escobar tha që duhet të jenë të 6 vendet dhe të mos jetë projekt politik dhe të jetë vetëm thjesht ekonomik”, tha Bushati.
Analisti thotë se ideja në letër është shumë e mirë, pasi askush nuk mund t’i thotë jo një tregu të përbashkët në Ballkan.
Por, sipas Bushatit mënyra se si po bëhet krijon probleme ndaj SHBA nuk po jep një mbështetje totale.
“Buldozeri amerikan që kërkon ta shtyjë projektin, thotë po nuk bëtë projektin tim do hani bar. Këtu janë thjesht spektatorë”, tha ai.
Nga ana tjetër, Bushati tha se nuk beson se projekti është skicuar në Moskë, pavarësisht se i intereson një plan ku Beogradi sundon Ballkanin.
Analisti, Baton Haxhiu se meritë që ‘Open Balkan’ po merr peshë është e Edi Ramës dhe me të drejtë Vuçiç e ka falënderuar.
“Edi Rama po të ishte tërheq nga projekti i tij, do të kishte kosto politike të madhe”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut “krejt problematika e Open Balkan qëndron tek Kosova”.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump