Operacion policor në disa qytete në jug të vendit, 15 të shoqëruar

16 Dhjetor 2024 | 11:20

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion të gjerë gjatë natës, i cili është shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.

Sipas informacioneve paraprake, janë shoqëruar 15 persona, të dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të shoqëruarit janë dërguar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje nga hetuesit.

Gjatë këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj këtyre shtetasve:

  • M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
  • F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
  • Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;
  • E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;
  • E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, banues në Sarandë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.

Në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjatë kontrollit në banesën dhe automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan: doza kokaine, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total:

  • 120 doza kokaine, doza kanabisi;
  • 18 aparate celularë dhe 1 tablet;
  • 4 automjete dhe 2 motomjete;
  • 2 radio si ato të Policisë dhe 2 shkopinj metalikë;
  • 2 peshore elektronike;
  • Shuma të konsiderueshme parash, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026