Operacioni antikanabis “Alpet e pastra”, policia: U asgjësuan 1030 bimë narkotike
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka përfunduar faza e katërt e operacionit anti-drogë i koduar “Alpet e pastra”. Sipas policisë në këtë operacion u angazhuan 90 forca policore dhe 6 dronë.
Nga kontrollet u gjetën dhe u asgjësuan në total 1030 bimë narkotike cannabis sativa.
Policia bën me dije se po vijon punan për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Megaoperacioni policor antikanabis do të vijojë dhe në ditët në vijim sipas uniformave blu.
“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 830 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Sumë, njësia adminstrative Pult.
Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan edhe 200 bimë narkotike cannabis sativa të tjera, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Vjerdhë, Vau i Dejës.
Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë banorët e zonave malore të qarkut dhe për të gjithë fermerët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, çdo indicie që mund të kenë për këtë veprimtari kriminale.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë