Operacioni italo-shqiptar: Sekuestrohen 100 mijë euro dhe një vilë në Torre a Mare

17 Tetor 2025 | 18:23

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 100 mijë euro dhe një vilë në zonën bregdetare të Torre a Mare, në kuadër të hetimeve të nisura nga operacioni i përbashkët italo-shqiptar “Ura”, i zhvilluar më 21 maj.

Sekuestrimi u krye ndaj një shtetasi italian, tashmë i arrestuar dhe ndodhur në burg, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës. Sipas gjykatës italiane, pasuritë janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, kryesisht trafiku i kokainës dhe heroinës.

Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga Prokuroria Antimafia e Barit në bashkëpunim me SPAK-un në Tiranë, goditi 52 persona të dyshuar për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Sekuestrimi i fundit është pjesë e këtij hetimi të gjerë, që synon goditjen e rrjeteve kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë sekuestruar pasuri të ndryshme në Shqipëri dhe Itali, me vlerë disa miliona euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026