Operacioni “Koeficienti”, në pranga pronari i një lokali dhe dy klientët që po vendosnin baste
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona në kuadër të operacioneve kundër zhvillimit të lojërave të fatit të paligjshme.
Në sajë të operacionit të koduar “Koeficienti”, u vunë në pranga tre shtetas, mes tyre edhe pronari i lokalit, ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 konstatuan se pronari, dy klientë dhe kamerieri (i mitur) ushtronin veprimtari të paligjshme bastesh sportive përmes celularëve, në një lokal në Rrugën e Dibrës.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 65 vjeç (pronari i lokalit), E. Zh., 36 vjeç dhe O. D., 26 vjeç, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona