Operacioni “Partners in crime” në Librazhd: Në pranga 3 persona për vjedhje me dhunë

28 Korrik 2025 | 15:15

Policia e Librazhdit në bashkëpunim me policinë Elbasan ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Partners in crime”, duke goditur një grup të dyshuar për vjedhje me dhunë në zonën e fshatit Sheje.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë dy shtetas, V. K., 32 vjeç, nga Shkodra dhe M. K., 33 vjeçe, nga Tirana, të cilët dyshohet se në datat 25 dhe 27 korrik kanë grabitur me dhunë dy të moshuar në Sheje, duke u marrë portofolin, çantën dhe celularin.

Të moshuarit kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa njëra prej tyre është trajtuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar edhe një 41-vjeçar nga Pogradeci, E. Sh., pasi rezulton se ka blerë një prej celularëve të vjedhur nga dy autorët kryesorë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar katër celularë përfshirë atë që i është marrë 62-vjeçares çanta e vjedhur, një automjet i marrë me qira nga autori V. K., si dhe veshje dhe kapuçë që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi dhe të mundësisë së përfshirjes së tyre në ngjarje të tjera të ngjashme.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari Brian Syzo. Policia e...
12:30 | 17/07/2026

Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja

Seanca për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datë 11 shtator. Burime bëjnë me dije se në procesin gjyqësor edhe gjykata nuk ka qenë gati...
11:16 | 17/07/2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona

Janë vënë në pranga këtë të premte në Durrës dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim dhe tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale,...
11:12 | 17/07/2026