Operacioni për krimet zgjedhore: Altin Dumani niset drejt Shkodrës, “goditet” PSD
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka shkuar me urgjencë në Shkodër për të ndjekur nga afër një operacion të gjerë hetimor që po zhvillohet në kuadër të krimeve zgjedhore. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të Shtabit Elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.
Operacioni, që po kryhet në bashkëpunim mes Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, përfshin kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të qarkut Shkodër, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjed. Sipas burimeve zyrtare, procedimet penale janë të regjistruara nga SPAK në lidhje me veprat penale që lidhen me manipulimin apo cenimin e integritetit të procesit zgjedhor.
Në terren, agjentët e BKH-së po asistohen nga forcat operacionale dhe patrullat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa mbikëqyrja dhe koordinimi i hetimeve në këtë fazë po bëhet nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili është caktuar të ndjekë çështjet që lidhen me krimet zgjedhore në këtë qark.
Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion zyrtar mbi rezultatet e hetimeve.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv
- 08:42 Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
- 08:39 Pezeshkian për SHBA-në: Do ta respektojmë marrëveshjen nëse bëni të njëjtën gjë, do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme
- 08:32 Incident në Nju Jork, piloti i një avioni raporton përplasje me një dron gjatë uljes në aeroport
- 08:32 Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:30 Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë