Operacioni “Tempulli”| Shisnin kokainë dhe heroinë, arrestohen babë e bir (Emrat)

25 Maj 2024 | 11:42

Në kuadër të megaoperacionin “Tempulli” u arrestuan në Lushnjë shtetasit Izet Boriçi 61 vjeç dhe djali i tij  Valier Boriçi, 32 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë këta persona siguronin droga të forta, kokainë dhe heroinë, i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve të ndryshme

Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kontrolleve ka sekuestruar 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë “Tempulli”, dhe pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në  lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, organizohej veprimtaria kriminale e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, menjëherë kanë organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie.

Për këtë rast u kapën në banesë duke përgatitur doza të lëndëve  të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, shtetasi I. B., 61 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi V. B., 32 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier u bë i mundur arrestimi i dy shtetasve të mësipërm, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin punën për përgatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, vlera monetare dhe 3 celularë.

Vijon puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026