Operacionit “Firemen”/ Arrestohet bashkëpunëtori në djegien e makinës në Burrel

1 Tetor 2025 | 10:48

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, që çoi në kapjen dhe ndalimin e një tjetër të dyshuari të përfshirë në djegien e një automjeti në qytetin e Burrelit.

I arrestuari është shtetasi Juxhin Sada , 25 vjeç, banues në Burrel, i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 1 qershor 2025. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. K. (H.), 24 vjeç, i arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes, në djegien e automjetit që ishte në përdorim nga një 30-vjeçar.

Pas kërkimeve intensive dhe veprimeve të koordinuara nga Policia e Matit, është bërë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i J. S., ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026