Operatori i ekipit të futbollit të Elbasanit, rrëfehet në “Real People” Dash Qemali

14 Dhjetor 2024 | 19:02

Emisioni Real People udhëtoi drejt Elbasanit ku personazhi i kësaj jave ishte Dash Qemali, operator dhe tifoz i ekipit të futbollit të Elbasanit. Gjatë rrëfimit për Flori Gjinin ai tregoi si nisi pasioni i tij për kameran.

“Ishte rastësi, isha në moshë të re dhe në një dasëm një shoku im më dha kamerën për të xhiruar dhe që atëherë mu fut në gjak dhe nuk ju ndava më por përveç kësaj unë në atë kohë shoqërohesha me muzikantë të qytetit të cilët më ftuan të filmoja në aktivitetet e tyre”, tha Qemali.

Ai tregoi për pasionin për ekipin e Elbasanit dhe si është të xhirosh ndeshjet e ekipit për të cilin bën tifo dhe cilëson si golin më të bukur atë të shënuar nga Dorian Bylykbashi në Tiranë nga 50 metra largësi.

Gjithashtu Dashi foli dhe për tifozët e zjarrtë të Elbasanit.

“Tifozët e Elbasanit janë shumë besnikë, cinikë, të ëmbël por janë dhe shumë të ashpër kur gjërat nuk shkojnë mirë ose kur ekipi dezerton dhe ato e nuhasin kur diçka nuk shkon. Disa vargje të këngëve të tyre janë “Duam gol, duam gol, Elbasani loz futboll”, por sigurisht tifozët kanë edhe thirrje që dihen janë pak të hidhura”, thotë operatori Dash Qemali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026