Operatori turistik dhe gazetarja japin arsyet pse shqiptarët nuk i bëjnë pushimet jashtë vendit
Vetëm 1 në 10 shqiptarë kanë bërë pushime jashtë vendit gjatë këtij viti, sipas rezultateve të dala nga “Barometri” i Euronews Albania.
I ftuar në studion e Barometrit, operatori turistik Arben Çipa tha se shqiptarët këtë vit kanë vizituar kryesisht Vlorën dhe Sarandën dhe arsyeja, sipas tij, është për shkak të infrastrukturës së re dhe shërbimeve që janë shtuar.
“Ka pasur një tendencë, ose një dëshirë apo kureshtje që turistët shqiptarë të prekin Vlorën dhe Sarandën”, tha Arben Çipa.
Kushtet për të dalë jashtë vendit ishin më të vështira sipas z. Çipa, ndaj shqiptarët kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda vendit.
Për gazetaren e turizmit, Flora Xhemani Baba, përqindja e ulët e shqiptarëve që kanë bërë pushime jashtë vendit është normale, për shkak të procedurave që kërkoheshin për të udhëtuar jashtë, të cilat shoqërohen me shpenzime të shtuara.
“Është normale, pasi vendet e tjera kishin procedura si tetsi pcr, tamponi që ishin shpenzime të shtuara”, u shpreh znj. Xhemani Baba.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi