Opozita ankesë për komisionet, deputetët demokratë largohen nga mbledhjet
Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare këtë të mërkurë nuk janë zhvilluar në një atmosferë normale.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga seancat plenare, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore, por edhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.
Mbledhja e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese u shty për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë.
Në Komisionin e Ligjeve deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që u rrëzua nga mazhoranca, debatuan me socialistët, e më pas braktisën mbledhjen.
Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Vendimmarrja për të ashpërsuar gjuhën në Kuvend dhe për të nisur një formë radikalizmi parlamentar u mor gjatë mbledhjes së përbashkët të deputetëve të opozitës ditën e martë. Në javët e fundit Berisha ka paralajmëruar disa herë edhe protesta të mundshme, por pa nxjerrë asnjë datë konkrete ende.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta