Opozita kërkon dorëheqjen e  Zoran Zaevit pas dështimit në Bruksel

18 Tetor 2019 | 12:59

Dy partitë më të mëdha opozitare në Maqedoninë e Veriut, shqiptare dhe maqedonase, i kërkojnë kryeministrit të shtetit që të japë dorëheqje dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Liderët e VMRO DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Hristijan Mickoski dhe Ziadin Sela, thonë se Zaev dhe Qeveria e tij janë fajtor për përgjigjen negative të BE-së për bisedimet për anëtarësim. Opozita thotë se pushteti duhet të paguajë çmimin për këtë dështim.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi shumë të dëshpëruar, jo me BE-në por me faktorin politik në Maqedoni. Problemi nuk është në BE por problemi është në Maqedoni, këtu brenda. Me sjelljen e Qeverisë në e kemi merituar këtë epilog. Dikush duhet të paguaj çmimin e dështimit dhe dëshpërimit të qytetarëve. Ky çmim është që kryeministri të jep dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”,  deklaroi Zijadin Sela.

“Kjo Qeveri do të zëvendësohet. Populli kërkon zgjedhje parlamentare të parakohshme, njëjtë sikur unë. Një gjë e tillë është e pashmangshme tashmë, edhe nëse refuzon pushteti. Zaevi qëmoti duhej të jepte dorëheqje” , tha Hristijan Mickoski.

Qeveria paralajmëroi mbledhje gjatë ditës, për të vendosur hapat e ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026