Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme
Kryetari i partisë opozitare, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski tha të mërkurën se Maqedonia e Veriut në duhet të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij “janë zgjidhja e vetme për dalje nga gjendja e rëndë, korrupsioni dhe paqëndrueshmëria politike”.
Në konferencën e fundit para mediave për vitin 2022, ai tha se prioritet i partisë së tij është që zgjedhjet të mbahen në maj të vitit tjetër, në datat 14 ose 21.
“Gjendja në vend është e padurueshme, por edhe brenda partive në pushtet, veçanërisht LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës. Kërkohet një rivendosje e sistemit. Është joreale ajo që thotë [Kryeministri] Dimitar Kovaçevski, për zgjedhjet e vitit 2024, fillimisht zgjedhjet presidenciale dhe më pas ato parlamentare”, tha ai, raporton REL.
“Në një rast të tillë zgjedhjet presidenciale do të jenë të pasuksesshme dhe postin do ta mbajë kryetari i Kuvendit, ndërsa BDI-ja përveç pozitës së kryetarit do të ketë edhe kryeministër teknik sipas marrëveshjes që kanë me LSDM-në, që do të thotë monopol nga një parti politike”, deklaroi Mickoski.
Ai tha se opozita maqedonase nuk do të mbështesë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicën bullgare në të, ashtu siç parashikohet në marrëveshjen me Sofjen.
Reagimi i i kreut të opozitës maqedonase vjen një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi se nga java e ardhshme do të intensifikohen konsultimet për sigurimin e shumicës prej dy të tretave në Kuvend, që janë të nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU:
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare