Opozita në shesh, Rama: Protestë mbi broçkullat e një të arratisuri nga drejtësia

8 Shkurt 2025 | 14:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që opozita pritet të mbajë në orën 17:00 përballë ambienteve të kryeministrisë.

Përmes një postimi në rrjetin “X”, Rama shprehet se protesta e thirrur nga Partia Demokratike, vjen pas deklaratave të një të arratisuri nga drejtësia, duke iu referuar ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Rama thekson se “protestat mbi broçkullat e një të arratisuri” tregojnë gjendjen e opozitës, e cila sipas tij në 11 maj do të marrë humbjen më të thellë që nga 2013.

“Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie. Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)

Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër, ka përfshirë këtë të premte qytetin e Elbasanit. Reshjet me intensitet të lartë vijojnë, duke vështirësuar...
13:17 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026

116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe pisha në zonën midis fshatit Lekas dhe Voskopojës, në Bashkinë...
13:10 | 24/07/2026