Opozita parlamentare propozon ndryshim të Kushtetutës për lista të hapura dhe ndalim koalicionesh parazgjedhore
Opozita parlamentare bëri me dije të premten propozimin e saj për ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës për t’i hapur rrugë ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Projektligji, të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, propozon që të ndryshohen Neni 64 dhe Neni 68 me kërkesat që:
- deputetët të zgjidhen me një sistem proporcional me konkurrim rajonal
- shpërndarja e mandateve të bëhet mes partive që në rang vendi kanë fituar më shumë se 5 për qind të votave të vlefshme
- të mos lejohen koalicionet parazgjedhore
Deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”.
Pas arritjes së një marrëveshjeje për reformën zgjedhore mes partive kryesore, opozita parlamentare ka dalë kundër me argumentin kryesor se “marrëveshja e arritur në Këshillin Politik” nuk e ndryshon sistemin.
Në fakt ata kanë shprehur hapur votën kundër reformës nëse nuk ndryshohet sistemi, kundërshti që nuk është ndryshuar edhe pas takimit që ata kanë pasur me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Kryeministrin Edi Rama, ky i fundit madje ka bërë një ftesë publike që diskutimi i kërkesave të opozitës parlamentare të përfshijë edhe opozitën jashtëparlamentare.
Ndryshimet kushtetuese, njësoj si dhe reforma zgjedhore, kërkon shumicë të cilësuar, thënë ndryshe 84 vota.
Zyrtarisht Partia Socialiste ka 75 deputetë, ndërsa në parlamentin me vetëm 122 deputetë, 3 grupimet opozitare të cilat kanë kundërshti ndaj marrëveshjes kanë 31 vota.
Lexoni gjithashtu:
Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo: Palët të konkretizojnë marrëveshjen zgjedhore
Rama apel Bashës: Bëhu pjesë e negociatave me opozitën parlamentare
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Kundërshtitë për reformën zgjedhore, Paloka: Pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut