Opozita serbe letër Borrell: Ndëshkoni Vuçiç, jo Serbinë

Joseph Borrell dhe Aleksandër Vuçiç
11 Tetor 2023 | 14:11

Opozita serbe kërkon që të dënohet personalisht Aleksandër Vuçiç për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe jo shteti i Serbisë.

5 parti opozitare, i janë drejtuar me një letër zyrtare Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, ku shprehen të shqetësuar për sanksionet e mundshme që Serbia mund të përballet nga ndërkombëtarët, duke u distancuar nga qëndimet e Vucic.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në imazhin e saj të viteve ’90. Nga ana tjetër, përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandër Vuçiçit për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, thuhet në letër.

Për destabilitetin në veri të Kosvës, në një pjesë të madhe ata bëjnë përgjegjës Aleksandër Vucic, i cili sipas tyre ka imponuar zbatimin e politikave autoritare.

“Aleksandër Vuçiç është drejtpërdrejt përgjegjës për inkurajimin e përfaqësuesve serbë që të largohen nga institucionet e Kosovës, veçanërisht njësitë policore,  por edhe për imponimin e zgjidhjeve autoritare dhe jodemokratike. Si rezultat, ajo shkaktoi dhunë dhe viktima politike si z. Oliver Ivanoviç dhe të tjerë, dhe nxiti një gjendje të përgjithshme pasigurie dhe dëshpërimi, e cila çoi në një valë të re emigracioni.

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Serbisë të bashkëpunojë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa do të presin fundin e hetimeve për të vendosur nëse do të ketë sanksione ndaj Beogradit zyrtar”, përfundon letra.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë

BE reagoi me shqetësim ndaj vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet e prokurorëve serbë, të cilat sipas saj ishin tërhequr,...
16:13 | 21/07/2026

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026