‘Opozita të bëjë detyrat”, Lapaj tregon mënyrën për të rrëzuar Edi Ramën

26 Shtator 2022 | 21:48

Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, tha se opozita dhe aktivistët duhet të bëjnë detyrat e tyre, në mënyrë që t’i ofrojnë qytetarëve një alternativë tjetër.

Sipas tij qeveria aktuale rrëzohet me votën e qytetarëve dhe sipas tij këto të fundit duhet të binden për alternativën konkurruese.

“Qeveria Rama mundet me votë. Që këta përdorin lekët e tërmetit për zgjedhje nuk kam asnjë dyshim. Që këta kanë flirt me bandat për të manipuluar vullnetin e qytetarëve nuk kam asnjë dyshim. Jam i bindur që po. Që këtu blihen vota dhe votat janë blerë që 30 vite nuk kam asnjë dyshim. Por që këta munden me votë dhe për këta nuk kanë asnjë dyshim.

Qytetari o do marrë rrugën e të ikë në emigrim se thotë ky vend nuk bëhet ose do i nënshtrohet regjimit ose mbretit. Unë jam që opozita dhe ne si qytetarë të angazhuar të bëjmë njëherë detyrat tona, si të hapim garën, t’u kthejmë besimin qytetarëve që kanë mundësi për alternativë tjetër”- tha Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026