Opozita vijon bllokimin e Kuvendit në RMV, qeveria refuzon dialogun

13 Maj 2022 | 14:08

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha se qeveria nuk do të pranojë takim në të cilin do të flitej për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Deklarata e tij vjen pasi opozita maqedonase vazhdon me bllokimin e punës së Kuvendit duke pamundësuar miratimin e të gjitha ligjeve që kërkojnë dy të tretat e votave.

Partia opozitare VMRO DPMNE vlerëson se qeveria nuk ka legjitimitet dhe aftësi për të udhëhequr vendin.

Partitë e tjera opozitare pajtohen se vendi duhet të shkojë të zgjedhje të parakohshme, por jo me veprimet e marra nga VMRO DPMNE.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shirat e rrëmbyeshëm vërshojnë në Shkup, probleme në qarkullim dhe infrastrukturë

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë të mërkurën Shkupin dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut shkaktuan vërshime në disa zona urbane dhe rurale,...
16:22 | 01/07/2026

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përjetojë një rikonstruktim më të thellë me emra të rinj ministrash dhe aktual që ndryshojnë portofol. Pas mbledhjes...
15:05 | 01/07/2026

“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta 

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari këtë të shtunë dhe homologu i tij në në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski nënshkruan në Peshkopi Marrëveshjen për vendosjen...
16:15 | 27/06/2026