Orban: Hungaria jo pjesë e operacioneve të NATO-s në ndihmë të Ukrainës

25 Maj 2024 | 08:56

Hungaria do të kërkojë të mos marrë pjesë në operacionet e NATO-s që synojnë të mbështesin Ukrainën, tha të premten kryeministri Viktor Orban, duke sugjeruar se aleanca ushtarake dhe Bashkimi Evropian po shkojnë drejt një konflikti më të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Zoti Orban i tha radios shtetërore se Hungaria është kundër një plani që po shqyrtohet nga NATO për t’i ofruar mbështetje më të qëndrueshme ushtarake Ukrainës në vitet në vazhdim, për t’iu kundërvënë sulmit frontal nga Moska, ndërsa forcat më të mirëpajisura ruse po përpiqen të dominojnë në fushëbetejë.

“Nuk e miratojmë këtë dhe as nuk duam të jemi pjesë e mbështetjes financiare apo me armatime (për Ukrainën), qoftë edhe në kuadrin e NATO-s”, tha zoti Orban, duke shtuar se Hungaria është pozicionuar si “jopjesëmarrëse” në operacionet e ardhshme të NATO-s për të ndihmuar Kievin.

“Duhet të ripërkufizojmë pozicionin tonë brenda aleancës dhe juristët dhe oficerët tanë po punojnë për këtë… se si Hungaria mund të ekzistojë si anëtare e NATO-s, por duke mos marrë pjesë në veprimtarinë e NATO-s jashtë territorit të saj”, tha ai.

Kryeministri Orban, i konsideruar partneri më i afërt në BE i presidentit rus Vladimir Putin, theksoi rolin e NATO-s si një organizatë mbrojtëse dhe tha se nuk ndan të njëjtat shqetësime si ato të disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore se ushtria ruse nuk do ta ndalte agresionin e saj edhe nëse do ta fitonte luftën në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të strehohej pasi u dha një alarm për sulm ajror gjatë vizitës së saj në...
09:27 | 16/07/2026

Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian nuk kanë arritur një marrëveshje mbi paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të luftës së Rusisë me...
09:18 | 16/07/2026

Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë

Irani paralajmëroi të enjten se do të shkatërrojë infrastrukturën rajonale nëse SHBA-të synojnë infrastrukturën iraniane, sipas raportimeve të mediave vendase. Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i Shtabit...
09:10 | 16/07/2026