Orban i dorëzohet presionit, KE zhbllokon fondet 14.7 mld euro për Hungarinë

17 Nëntor 2022 | 13:22

Komisioni Evropian është në rrugën e tij për të zhbllokuar miliarda euro fonde për Hungarinë këtë vit, pasi kryeministri Viktor Orban iu nënshtrua presionit nga Brukseli në lidhje me kontrollet demokratike dhe masat kundër korrupsionit, raporton Reuters duke cituar burime të besueshme nga Bashkimi Evropian.

Deri në 14.7 miliardë euro ose gati 10 për qind e produktit të brendshëm bruto (PBB) të vlerësuar të Hungarisë për vitin 2022 është në rrezik, me miratimin e pagesës të kushtëzuar që Orban të vazhdojë të përmirësojë pavarësinë e gjyqësorit dhe masat kundër korrupsionit. thanë burime të agjencisë britanike.

Ata theksuan se Komisioni Evropian ndihet krenar që ka marrë ato që i konsideron koncesione të mëdha nga Orban dhe vlerësojnë se ngecja e ekonomisë hungareze e detyroi kryeministrin hungarez të përmbushë kërkesat e BE-së.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026