Orban: Qeveria hungareze do pyesë popullin e saj për sanksionet kundër Rusisë
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se qeveria do t’u kërkojë qytetarëve të shprehin mendimin e tyre për sanksionet kundër Rusisë.
Gjatë një fjalimi në parlament, kryeministri u shpreh se edhe pse sanksionet kanë dëmtuar ekonominë e vendit, qeveria mund të jetë në gjendje të sigurojë që Hungaria të dalë më e fortë nga kriza, shkruan Euronews Serbia.
Ai njoftoi se qeveria hungareze do të jetë e para që do t’i kërkojë popullit të saj të shprehë mendimin e tyre për sanksionet e vendosura ndaj Federatës Ruse në përgjigje të luftës në Ukrainë.
“BE e akuzon shpesh Hungarinë për shkelje të vlerave evropiane, por vlera më e lartë evropiane është demokracia. Sanksionet u vendosën nga burokratët e Brukselit dhe elita evropiane. Ato nuk u miratuan në një proces demokratik. Qytetarëve të vendeve evropiane nuk u kërkuan opinion, edhe pse ata paguajnë çmimin për këto sanksione”, u shpreh kreu i qeverisë hungareze.
Orban paralajmëroi se ekonomina evropiane do të përkeqësohet nëse situata nuk ndryshon.
Sipas tij, lufta në Ukrainë, e cila fillimisht ishte një konflikt lokal mes Rusisë dhe Ukrainës, për shkak të sanksioneve perëndimore, është shndërruar në një luftë ekonomike globale që kërcënon të rrënojë ekonominë evropiane dhe të të gjithë botës.
LEXONI GJITHASHTU
Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 LIVE- Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
- 19:47 Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët