Orbani njofton për krijimin e aleancës “Patriotët për Evropën”

30 Qershor 2024 | 13:16

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se dëshiron të formojë një aleancë të re në Parlamentin Evropian, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë nga Austria dhe me grupin centrist çek të ish-kryeministrit Andrej Babish.

“Ne kemi marrë përgjegjësinë për lansimi e kësaj platforme të re, këtij fraksioni të ri. Dua ta bëj të qartë se ky është qëllimi ynë”, tha kryeministri nacionalist hungarez gjatë një konference të përbashkët me udhëheqësin e partisë austriake, Partia e Lirisë (FPOe), Herbert Kickl, dhe Babish nga partia ANO.

Aleanca e re, e prezantuar me emrin “Patriotët për Evropën”, do të duhet të marrë mbështetjen e partive nga katër shtete të tjera në mënyrë që të mund të regjistrohet si grup në Parlamentin Evropian.

“Një epokë e re po nis dhe pikë së pari ndoshta moment përcaktues për këtë epokë të re është krijimi i një fraksioni të ri politik evropian që do të ndryshojë politikat evropiane”, tha Orban shkruan REL.

Tre liderët nënshkruan “manifestin patriotik”, duke premtuar “paqe, siguri dhe zhvillim” në vend të “luftës, migrimit dhe stagnimit”, që sipas Orbanit, ka sjellë “elita e Brukselit”.

Hungaria të hënën merr kryesimin gjashtëmujor të presidencës të BE-së.

Gjatë udhëheqjes së presidencës, Hungaria është zotuar se do të shtyjë përpara “politika të forta evropiane”, nën moton “Bëjeni Evropën të madhe sërish”, një moto e ngjashme e përdorur nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, një mik i mirë i Orbanit.

Partia Fidesz e Orbanit ishte pjesë e Partisë Popullore Evropiane – grupit më të madh parlamentar të BE-së – deri në vitin 2021, kur u tërhoq nga ky grup, pas akuzave të bllokut evropian për përkeqësimin e demokracisë në Hungari.

Partia FPOe e Kickl është pjesë e grupit Identiteti dhe Demokracia, ku bëjnë pjesë edhe Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen, dhe Liga nga Italia.

Lëvizja centriste ANO e ish-kryeminsitrit dhe euroskeptikut Babish njoftoi javën e kaluar se do të largohej nga grupi Renew.

FPOe ka gjashtë eurodeputetë, ANO shtatë dhe Fidesz 11.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania e Madhe përjeton valën më ekstreme të të nxehtit, thyhen rekordet historike

Mbretëria e Bashkuar po përjeton një vit rekord për temperaturat ekstreme, pasi Zyra Meteorologjike regjistroi 35.2 gradë Celsius në Coton-in-Elms, në Derbyshire, temperatura më e...
09:04 | 11/07/2026

Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë

Një fluturim i Ryanair nga Selaniku i Greqisë drejt Memmingenit të Gjermanisë u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes, pasi një dritare e avionit u...
08:53 | 11/07/2026

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026