Orëndreqësi i fundit në Pogradec, 55 vite punë për të fituar respektin e njerëzve

25 Mars 2023 | 13:39

Mosha nuk e ndalon të punojë. Edhe pse 77-vjeçar, Nafiz Kadilli, ose siç e quajnë në Pogradec “orëndreqësi” është ngritur herët për të punuar.

Një profesion i trashëguar nga i ati, e sot, pas 55 viteve punë duart e tij vazhdojnë të rregullojnë orat e banorëve të qytetit.

“Babai im ka qenë saraci 50 vite ketu. Ai është ndër zanacinjte e parë, s kishte të tjerë dhe deri në 63 e ushtroi zanatin. Unë mësova pas tij, dhe si e la ai zanatin, fillova unë. Nisa që 10 vjeç pas babait”, tha Nazifi.

Puna e orëndreqësit e ka bërë të jetë i respektuar nga njerëzit në të dy sistemet që ai ka jetuar, duke u shërbyer atyre pa përtesë.

“Nuk jam penduar dhe e vlerësoj shumë që në të dyja sistemet, para ’90 dhe pas, unë kam qenë ndër më të privilegjuarit. Sepse të rregulloje një sahat tjetrit në kohën kur ishim të gjithë në punë, ishte diçka e madhe”, theksoi ai.

Nazifi nuk harron një moment nga jeta e tij e orendreqësit.

“Më këmbë ka ardhur nga Krushova e Gramisht, 7 ore ne këmbë. Pse ke ardhur? Kam ardhur për orën. Po ti ku e dije? Unë kam qenë ushtar, kam rregulluar një sahat këtu dhe më ka vajtur shumë mirë. E kam fjalën që të vlerësonte tjetri po te bëje punën”, u shpreh ai.

Në shtëpinë Kadilli ky profesion është i trashëguar, por mesa duket kjo do të ndërpritet nga djali i Nazifit.

Ky 77-vjeçar do të vazhdojë të rregullojë ora deri sa të ketë frymë, duke u bërë një shembull për të gjithë, për frymën e punës dhe korrektësisë në komunitet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026