Organizatorët e laboratorit në arrati?!/ Beçi: “Deja Vu”me Xibrakën!

17 Nëntor 2024 | 20:53

Goditja e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine, dhe zbulimi i një  laboratori të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës ishte temë e mbrëmjes së sotme në emisionin “Review” në Euronews Albania. Ish-prokurori Beçi duke folur mbi këtë çështje u shpreh se kjo është një “deja vu” me laboratorin e Xibrakës dhe nuk është një risi por kësaj here “SPAK” e kishte nën kontroll plehun kimik që vinte në shtator dhe priti ngarkesën e dytë të nëntorit.

“Xibraka pati dështime për shumë arsye objektive të cilat nuk e goditën deri në fund grupin kriminal, ka të dhëna operative nga policia se kush është ky grup që organizonte punën në atë laborator por deri me sot nuk është marrë me prova konkrete për të vënë në ndjekje penale këtë grup”, tha Beçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës

Një call center është zbuluar nga policia në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku kryhej mashtrim kompjuterik. Lidhur me këtë operacion janë arrestuar 4 persona....
14:03 | 03/07/2026

Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim

Policia e Shkodrës ka zbardhur rrethanat e një vjedhjeje me armë zjarri ndaj dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, ngjarje e ndodhur rreth tre javë më parë...
13:58 | 03/07/2026

Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, morën pjesë këtë të premte në ceremoninë e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit. Gjatë fjalës...
13:25 | 03/07/2026