English

Organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK-ut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dosja për 39-vjeçarin Voltan Xhani i cili dyshohet si organizatori i vrasjes së Elis Rroshkodolit një vit më parë në Shkodër, i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

- Advertisement -

Voltan Xhani, i arrestuar nga RENEA gjatë operacionit “Enigma” në Gjirin e Lalzit, ndodhej duke drekuar me Xhevdet Plakun dhe disa persona të tjerë. Ky vendim vjen nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani pasi Gjykata e Shkodrës kishte shpallur moskompetencë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.

2.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 05.06.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?