Organizonin lojëra fati në lokalet e tyre, përfundojnë në pranga 2 pronarë në Durrës

14 Janar 2025 | 14:50

Dy pronarë lokalesh janë arrestuar ndërsa 9  të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi u kapën duke luajtur lojëra fati.

Policia ka ushtruar disa kontrolle në Durrës dhe si rezultat ka zbuluar dy lokale ku ushtrohej kjo veprimtari. Pronarët e dy lokaleve D. R., 30 vjeç dhe L. B., 27 janë arrestuar menjëherë.

Polici njofton se gjatë kontrolleve ka sekuestruar sekuestrohen 1 tavolinë për lojën “Poker” dhe 11 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë goditur 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie.

-Për njërin rast, u arrestua shtetasi D. R., 30 vjeç (pronari i lokalit) dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. Xh., 28 vjeç dhe T. M., 22 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit D. R., duke luajtur “Poker” dhe duke vënë baste sportive, me celularë.

-Për rastin tjetër, u arrestua shtetasi L. B., 27 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 32 vjeç, F. M., 24 vjeç, S. R., 34 vjeç, E. R., 32 vjeç, R. B., 31 vjeç, S. K., 29 vjeç dhe Xh. D., 29 vjeç, pasi u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit L. B., duke vënë baste sportive, me celularë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026