“Origjina e pronës i takon SPAK”, Rama për Zvërnecin: Do t’i jepet fund çdo spekulimi se projekti s’është i bazuar te ligji!

3 Qershor 2026 | 12:56

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për mediat lidhur me ndërtimin në zonën e Zvërnecit, nisur kjo dhe nga protestat e zhviluara.

Rama e quan pozitiv faktin e transaksionit për blerjen e tokës , si dhe thekson se çdokush që pretendon të jetë pronar, do vihet në hetim.

“Ajo çfar137 dua të flas ka të bëjë me një zhvillim shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve që tashmë janë pronar.

E konsideroj shumë pozitive që SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë tek shitësi për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozitive edhe për këdo që pretendon pronë në atë territort, tashmë çështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut. Në të dyja rastet rezultati do jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore. Nga pretendimet, do i jap fund çdo spekulimi, manipulimi që nuk është i bazuar në ligj. Nësë shitësi ka një origjinë legjitime të pronës, do marrë paratë , nëse nuk e ka paratë do ti mbeten Shqipërisë dhe ato do përdoren për këdo që do provojë se pretendimin mbi pronën e ka të bazuar. Këtu merr fund çdo lloj shqetësimi i atyre që janë pretendentë të sinqertë të pronës dhe ata që shfaqen si pretendentë mund të vazhdojnë por nuk është më problem ynë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026