Orjola Pampuri: Nuk mund të amnistosh para që nuk u dihet origjina

10 Tetor 2022 | 12:23

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, e bindur, tha se forca e saj politike është kundër amnistisë fiskale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Pampuri u shpreh se nuk mund të amnistosh para që nuk dihet se nga kanë ardhur.

“Ne jemi kundër amnistisë fiskale. Ka pasur një qëndrim të PD për këtë nismë. Nuk mund të amnistosh para që nuk i dihet origjina. Shqipëria nuk mund të bëjë hapa para, kur ne jemi në luftën kundër korrupsionit. Sipas saj, paraja e pisët në Shqipëri nuk e ndihmon një vend të zhvillohet”- tha Pampuri.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun së fundmi deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.

Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026