Orkestra simfonike e Shkodrës rikthehet në teatrin ‘Migjeni’ pas 32 vitesh mungesë
Kjo është orkestra simfonike e Shkodrës e cila zhvilloi koncertin e saj të parë pas 32 vitesh ndërprerje.
Kompozitorët më të njohur shkodran e shqiptar që vendosën themelet e muzikës serioze shqiptare erdhën në këtë koncert. Një prej emrave më të njohur të muzikës, Zhani Ciko thotë se ky lloj arti i mungon skenave shqiptare.
Dirigjenti dhe drejtuesi i orkestrës simfonike, maestro Jetmir Barbullushi përjetoi emocione duke zëvendësuar një boshllëk në qytetin e Shkodrës.
Mes solistëve që morën pjesë në këtë mbrëmje të veçantë është edhe Alberta Kaçaj e cila 55 vite më parë kur ishte fëmijë interpretoi me të madhin e muzikës Prenkë Jakova.
Solistët Armando Likaj baritone dhe soprano Adelina Paloja shpresojnë që orkestra simfonike e Shkodrës të ketë një jetëgjatësi duke dhuruar të tjera koncerti të këtij niveli të lartë.
Në këtë mbrëmje bashkë me orkestrën simfonike interpretuan edhe kori polifonik “Prekë Jakova” me drejtues kompozitorin Gjon Shllaku. Disa prej pjesëve muzikore të kompozitorëve shkodran erdhën për herë të parë në koncertin e orkestrës simfonike.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë