Muzikë ‘ushtarake’ për festa, orkestra simfonike nga SHBA dhe Britania në Korçë
Festat e nëntorit kanë bërë bashkë në Korçë për herë të parë tri banda muzikore ushtarake nga Shqipëria, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.
Në pedonalen e qytetit, përgjatë mbrëmjes festive, mijëra qytetarë janë mbledhur për të shijuar muzikën e luajtur.
Një pjesëtar i bandës muzikore ushtarake amerikane tregoi arsyen se përse ndodhet në Korçë.
“Jemi këtu për të ndihmuar e mbështetur organizimet për festën e pavarësisë në Shqipëri, ka edhe banda të tjera nga vende të tjera të botës, ne vijmë nga ushtria amerikane e stacionuar në Europë dhe jemi krenarë që marrim pjesë. Është hera e parë në Shqipëri, të gjithë janë mikpritës, ushqimi shumë i shijshëm dhe padyshim që do rikthehemi përsëri në të ardhmen”, tha Stiven Reier.
Një koncert madhështor do të mbahet edhe në Tiranë në fillim të dhjetorit me pjesëmarrje më të gjerë të bandave muzikore, duke i shtuar për herë të parë edhe orkestrën simfonike të Forcave tona të Armatosura.
“Në datën dy dhjetor do të ketë disa performanca në kryeqytet dhe në datën 3 dhjetor ditën e shtunë në orën 18:00 ,do të ketë një super koncert madhështor, ku do jetë banda jonë si dhe dy formacione të tjerë që performojnë për herë të parë në publik, orkestra simfomike e Forcave të Armatosura, super të rinj të talentuar që janë bashkuar Forcave të Armatosura si dhe kori prej 40 ushtarakësh të rinj dhe do të performojnë me ta edhe banda e Kosovës, Italisë, Sllovenise, USA, Britani, Kroacisë, Greqisë, janë 10 banda ne total dhe 300 artistë që do të luajnë për paqen e sigurinë”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Shumë qytetarë të Korçës dhe jo vetëm, sfiduan temperaturat e ulta për të shijuar këngët partiotike nga bandit muzikore ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë