OSBE-ODHIR: Sistemi i patronazhimit duhet verifikuar, qytetarët të votojnë të lirë

12 Maj 2025 | 16:08

Gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme nga OSBE-ODHIR-it, ka folur edhe shefi i misionit mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai vë në dukje gatishmërinë e misionit të OSBE-ODHIR-ut në bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për të pasur zhvillime pozitive.

“Ne jemi të gatshëm të vijojmë bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për të plotësuar rekomandimet. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi hasur raste të qytetarëve që nuk ishin familjar me mënyrën e votimit”, tha ai.

I pyetur për problematikat gjatë fushatës, Lamberto Zannier tha se: “Nuk mund të bëjmë një listë të problemeve si problemi 1 apo problemi 2. Ne kemi ngritur disa shqetësime. Sistemi i patronazhimit që përmendëm nuk ka të bëjë me ekzistencën e tij, por me mënyrën se si ai përdoret. Nëse ky sistem përdoret me sistemin e punësimit, kjo duhet verifikuar. Ajo që për ne ka rëndësi që qytetarët të votojnë të lirë”.

Më tej, shefi i misionit tha se nga disa parti janë drejtuar ankesa te ODIHR lidhur me mbylljen e platformës së Tik-Tok, për të mos pasur ndikime gjatë fushatës.

“Disa parti dhe kandidatë u ankuan te ODIHR për mbylljen e Tik-Tok disa javë para zgjedhjeve, duke dyshuar për ndikime të saj në fushatën e 11 majit.

Por, ne shikojmë shumë aspekte të procesit, fushata, roli i medias. Ju do të shikoni që nuk është një panoramë bardhë e zi, por ka disa ngjyra. Në disa aspekte ka përmirësime, në disa jo.

Sa i përket vëzhgimit të medias, kemi hasur se në shumë raste materialet e mediave ishin të prodhuara nga kandidatët dhe më pak ishin produktet e transmetuara si prodhim nga gazetarët”, tha Zannier. Këshilla ime është që e rëndësishme që çdokush në proces të angazhohet në krijmin e një klime më pozitive”, tha ai.

Një tjetër çështje e përmendur në konferencën e tyre, është edhe vëzhgimi ndaj persona të paautorizuar afër apo brenda qendrave të votimit, për të cilët shefi i misionit shpreh se është zhvilluar një mbikëqyrje e veçantë lidhur me këtë.

“Unë vetë kur kam vizituar qendrat e votimit, i kam pyetur personat e pranishëm aty  se kush ishin ata që mbulonin fushën e sigurisë, kjo për tu siguruar që nuk kishte persona të paautorizuar në qendrën e votimit. Kam pyetur edhe për persona afër qendrave të votimit dhe kemi parë raste që personat largoheshin. Ne monitorojmë procesin  dhe është pak e vështirë të identifikojmë pasi nuk kemi mandat që të hetojmë por të vëzhgojmë në qendrat e votimit”, shton shefi i misionit të OSBE-ODHIR.

Më pas, Farah Karimi, përfaqësuese e misionit shtoi se një tjetër pikë e rëndësishme e adresuar në raport, është edhe presioni ndaj njerëzve në administratën publike.

“Nisur nga raporti, shihet se ne kemi shkruar për presionin ndaj njerëzve në administratën publike, pra e kemi adresuar në raportin tonë, kjo është një anë negative nga çfarë kemi dëgjuar nga vëzhguesit tanë afatgjatë.

Sa i përket informacioneve që mund të kemi nga policia, nuk kam ndonjë informacion të detajuar përtej faktit se gjatë takimeve me SPAK, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar atyre nga policia”, tha Karimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur...
17:20 | 25/06/2026

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026