Oscars shpall çmimin e ri, nga viti 2026 do vlerësohet kasti më i mirë

9 Shkurt 2024 | 13:40

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila jep çmimin më prestigjioz nga bota e kinematografisë, Oscar-in, ka njoftuar se do të prezantojë një kategori tjetër duke filluar nga viti i ardhshëm, për kastin më të mirë.

Drejtorët ekzekutivë të Akademisë, Bill Cramer dhe Janet Young thanë në një deklaratë se drejtorët e kastit “luajnë një rol thelbësor në krijimin e filmave”.

“Ndërsa Akademia evoluon, ne jemi krenarë të shtojmë kastin në disiplinat që njohim dhe festojmë,” thanë ata.

Oscari për kastin më të mirë do të jetë kategoria e parë e re konkurruese që nga viti 2002, kur u prezantua çmimi për filmin më të mirë të animuar, kujton BBC.

Ceremonia Oscar e sivjetme, e organizuar nga prezantuesi amerikan Jimmy Kimmel, do të mbahet në Los Angeles më 10 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026