OSHEE padit për shpifje Gazment Bardhin, çështja në GJKKO

5 Dhjetor 2024 | 12:18

Tjetër padi për shpifje është depozituar në GJKKO për Gazment Bardhin. Këtë herë kreu i grupit parlamentar në PD është paditur nga OSHEE lidhur me deklaratat për abuzime me tenderat.

Ne seancën e parë Gazment Bardhi nuk është paraqitur, ai përfaqësohet dhe mbrohet nga avokati Marash Logu.

Nga shorti elektronik që u hodh në datën 13 nëntor, Elsa Ulliri u caktua gjyqtarja për hetimin paraprak.

Dosja ndaj Bardhit erdhi për kompetencë në GJKKO nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gazment Bardhi ka një tjetër çështje në Gjykatën e Posaçme, për shpifje ku është paditur nga Edmond Sulaj, ish drejtori i policisë së Shkodrës.

Në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, Gazmend Bardhi hodhi akuza ndaj Edmond Sulës.

Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat pretendoi se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës ishte emëruar nga bandat.

Te dyja palët, edhe Gazmend Bardhi edhe grupi OSHEE sha, refuzuan pajtimin në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Seanca përfundoi pas rreth 50 minutash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026