OSHEE prezanton planin e masave për furnizimin me energji gjatë festave

30 Dhjetor 2025 | 16:20

Kreu i OSHEE Group, Enea Karakaçi, prezantoi planin e masave të ndërmarra për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit. Sipas tij, OSHEE Group ka vënë në zbatim një plan të detajuar operacional, ndërsa deri më tani nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo mungesa në furnizim.

Karakaçi theksoi se konsumi i energjisë elektrike ka ardhur në rritje, duke arritur vetëm një ditë më parë nivelin prej 29.2 milionë kilovat-orë, shifra më e lartë e regjistruar gjatë vitit, ndërsa pritet një rritje tjetër e ngarkesës më 31 dhjetor.

“Nuk kemi pasur probleme të theksuara në rrjet apo mungesa furnizimi. Janë rreth 1 600 punonjës terreni në gatishmëri 24 orë, të pajisur me bazë materiale për çdo avari, ndërsa call center-i është i hapur për çdo shqetësim të qytetarëve”, u shpreh Karakaçi.

Ndërkohë, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) bëri me dije se rritja e kërkesës për energji elektrike është një trend i vazhdueshëm prej më shumë se dy vitesh, por rrjeti i transmetimit mbetet i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.

Administratori i OST, Bledian Dalipi, deklaroi se piku i ngarkesës është regjistruar dhe pritet të përsëritet sërish më 31 dhjetor. Sipas tij, energjia e hedhur në rrjet nuk ka kaluar nivelin 7%, ndërsa janë kryer ndërhyrje teknike në 12 nënstacione në zona të ndryshme të vendit, për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e rrjetit.

Dalipi theksoi gjithashtu se OST funksionon në terren përmes katër njësive kryesore dhe 11 rajoneve për tensionin e mesëm dhe të ulët. Ai nënvizoi se falë investimeve të kryera në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, sot Shqipëria ka një rrjet më të qëndrueshëm dhe më të sigurt, çka reflektohet edhe në uljen e ndërprerjeve të energjisë në shumë zona të vendit.

“Kemi kryer ndërhyrje në 12 nënstacione, si dhe investime në linjat e tensionit të mesëm. Përveç investimeve, po bëjmë edhe një punë intensive me ekipet e terrenit. Vetëm gjatë vitit 2025 janë realizuar ndërhyrje të thella në nënstacionet e tensionit të lartë, duke shkuar deri te konsumatori i fundit”, u shpreh Dalipi.

Ai shtoi se gjatë gjithë sezonit dimëror, veçanërisht gjatë natës së Vitit të Ri dhe periudhës së festave, rrjeti do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekipe të specializuara, ndërsa personeli në qendrat dispeçerike dhe në terren është shtuar për të garantuar furnizim të sigurt dhe pa ndërprerje.

“Do të garantojmë furnizim të pandërprerë jo vetëm gjatë festave, por përgjatë gjithë sezonit të dimrit, ku alerta operative është në nivel maksimal”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026