Osimhen drejt largimit nga Napoli, në bisedime me arabët
Me ardhjen e Antonio Conte duket se Viktor Osimhen nuk ka më vend te Napoli, por edhe shkaqe të tjera kanë bërë që futbollisti të mos dakordësohet për vijimin e kontratës te 3 herë fituesit e Serisë A.
Sipas mediave italiane, sulmuesi është i bindur në largimin e tij, ndërsa nuk mungojnë ofertat, me Chelsean që pret për çdo lëvizje të tij. Sipas mediave italiane, jo vetëm londinezët, por edhe interesi nga Arabia Saudite nuk ka munguar, e konkretisht nga Al-Ahli.
Oferta e parë nuk qe bindëse, kështu që skuadra në fjalë ka dërguar një tjetër ofertë në drejtim të Napolit e cila përllogaritet rreth 70 milionë euro për kartonin e tij.
Sa i përket Chelseas, drejtuesit e bluve po ashtu kishin në plan një ofertë të ngjashme, me vetë lojtarin që do të përfitonte 10 milionë euro në sezon.
Merkato vijon ende edhe pse mbeten pak ditë deri në përfundim, ndërsa një tjetër skuadër që synon të përforcohet është Barcelona, që kërkon një qendërmbrojtës. Sipas Hansi Flick i duhuri është Jonathan Tah, i Leverkusen.
Vlera e ofruar për aspirinat është 20 milionë euro, me kontratën e futbollistit që përfundon verën e ardhshme, e për këtë arsye, spanjollët nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara