Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi ka theksuar vazhdimisht se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.
“Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor,” – u shpreh presidentja e Kosovës.
Zyrtari i lartë qëndroi sot në Kosovë, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE, takim ky i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.
LEXONI GJITHASHTU: