Osmani reagon për sulmet ndaj gazetarëve: Dhuna duhet të dënohet nga të gjithë

16 Qershor 2023 | 21:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve të vendit në Leposaviç. Osmani u ka bërë thirrje të gjitha shteteve aleate që ta dënojnë sulmin ndaj gazetarëve që ndodhen gjatë ditës së sotme në veri.

Osmani ka shkruar në Twitter se përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën do të dështojnë.

“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Sulmet ndaj gazetarëve i kanë dënuar edhe subjekte të partive politike në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon ashpër sulmet e grupeve kriminale ndaj gazetarëve në veri të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre për informim e pasqyrim të gjendjes reale.

“Sulmet e vazhdueshme dhe të dhunshme e të paprovokuara janë vepra kriminale dhe në shtetet demokratike nuk kanë vend, prandaj dhe duhet të dënohen, ndërsa kryerësit e sulmeve të tilla të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës fton organet e sigurisë që gazetarët të mbrohen me protokolle të posaçme në zonat e tensioneve. Po ashtu edhe njëherë i bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të marrin veprimet e duhura për të evituar destabilizimin e mëtutjeshëm të situatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026