Osmani solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit pas tërmetit

29 Mars 2025 | 17:39

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidarizimin e Kosovës me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit, pas tërmetit shkatërrues.

Në një postim në X, presidentja Osmani shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Le të gjejnë forcë dhe qëndrueshmëri përballë një humbjeje kaq të thellë”, ka shkruar ajo, raporton Kosova Press.

Bilanci i viktimave në Mianmar është rritur mbi 1.600, ndërsa i të lënduarve mbi 3.400. USGS vlerëson se numri i të vdekurve mund të kalojë 10.000.

Sipas USGS, epiqendra ishte rreth 17.2 kilometra nga qyteti i Mandalay, i cili ka një popullsi rreth 1.2 milion banorë. Rreth 12 minuta pas tërmetit të parë, një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi zonën.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti që goditi dje Myanmar ishte më i forti në më shumë se një shekull. Tërmeti i fundit me magnitudë të ngjashme u regjistrua në vitin 1912 në Taunggyi, në Mianmarin lindor-qendror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Eurodeputeti çek, Tomas Zdechovsky ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Në reagimin e tij, Zdechovsky e cilësuar deklaratën e...
16:56 | 16/07/2026

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç

53 deputetë opozitarë në Serbi kanë mbledhur nënshkrimet për t’i kërkuar kryeministrit Gjuro Macut shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezana Paunovic....
15:06 | 16/07/2026