Osmani uron Merz për postin e kancelarit: Presim të forcojmë partneritetin tonë
Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka uruar sot liderin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, pasi arriti të votohet për pozitën e kancelarit, raporton KosovaPress.
Vjosa Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social, X, tha se mezi pret të punojnë së bashku me Mrerz për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Në emër të popullit të Kosovës, i uroj Kancelarit Friedrich Merz suksese në detyrën e re dhe Qeverisë gjermane në fillimin e mandatit të saj. Në një moment kyç për unitetin dhe sigurinë e Evropës, udhëheqja e vazhdueshme e Gjermanisë është më e rëndësishme se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të avancuar rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, shkruan Osmani.
Kreu i CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz arriti në raundin e dytë të marrë në Bundestag 325 vota, nëntë më shumë se shumica e nevojshme prej 316 votash.
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, arriti të merrte në raundin e dytë votat e nevojshme dhe është kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë.
Merz mori në votimin e fshehtë 325 vota pro, 9 më shumë se shumica e nevojshme prej 316 votash. Grupet parlamentare që përbëjnë koalicionin CDU/CSU dhe SPD kanë së bashku 328 vende në parlament.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës