Osumi një atraksion “i pushtuar” nga turistët në Berat

30 Korrik 2023 | 19:45

Lumi Osum është kthyer në një atraksion për qytetarët Beratas por jo vetëm. Në brigjet e tij, gjen plot turistë, të cilët zgjedhin që të shijojnë bukurinë që të ofron qyteti i një mbi një dritareve.

Midis maleve, rrjedha e lumit Osum, pret të rinj e të moshuar çdo ditë.

“Lumi Osum vijmë me shokët kënaqemi, lahemi, uji është i rrjedhshëm i pastër rëra është e mirë, nuk ka rreziqe lumi Osum. Turistet vijnë gjithmonë ka vizita shumë shpesh që vijnë , dje ishin gjithë ata turistë  njerëz plot, fëmijë prindër edhe është shumë vend i bukur uji është i pastër”, tha një qytetar.

Osumi çdo vit, po merr rëndësinë që i takon. Frekuentuesit e përvitshëm, arrijnë të bëjnë diferencë e para shumë viteve.

” Po bën që 19 ose 20 vite që lahen njerëzit, më përpara vini gratë e fshatit këtej lanin rroba gjëra, merrnin ujë për të vaditur dhe akoma marrin ujë më pompa për të vaditur tokat nga lumi”,- u shpreh një qytetar.

“Na pëlqen këtu jemi vëndalinjë jemi rritur që të vegjël, fëmijërinë e kemi kaluar këtu, me shoqërinë, komshinjtë me shokët gjuanim peshk, kemi urën këtu një gjë e vjetër e bukur pavarësisht që do pak rregullime ura të vihet ujë këtu një çezmë të vij turisti të pijë, këtu vijnë kënaqën turistet” ,-tha një qytetar

Një zonë në zhvillim, e cila gjithashtu kërkon dhe një infrastrukturë më të mirë.

“Për mendimin tim te hapet një lokalet ketë e shumta 15 shezlonge diku te hapet një kënd lojërash që të lozin fëmijët. Nga Berati vijnë shume sidomos  ne muajin korrik ka pas shume nga Berati familjar, çuna te rinjë”.

Nevoja për roje dhe kushte më të mira sigurie, do të shtonin edhe më shumë turizmin në këtë zonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026