Pacolli e quan primitiv vendimin për shkarkimin e ambasadorëve: Hakmarrje ndaj meje
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur veprim të keq, primitiv shkarkimin e 12 ambasadorëve nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
“Ka qenë një veprim i keq, një veprimi njerëzve të frustruar. E kam konsideruar këtë si aktin më primitiv që ka ndodhur. Çfarë faj kanë pasur ata? Pse nuk më kane thirrur mua në përgjegjësi, do i mbroja ata, sigurisht me fakte”, u shpreh z. Pacolli, teksa shtoi se gjithçka ka qenë një hakmarrje ndaj tij e një drejtori në ministrinë e Jashtme.
Sipas, kreut të AKR-së, i cili ka mbajtur edhe postin e ministrit të Jashtëm, mos-përfaqësimi në 20 ambasada jashtë vendit është një dobësi e madhe për diplomacinë.
“Është dobësi e madhe, kemi humbur në këtë drejtim shumë vite të diplomacisë tonë. Jemi në një vrimë të zezë ku diplomacia jonë është shkëputur nga realiteti”, tha z. Pacolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet