Pacolli: Rama s’bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në emisionin Now në Euronews Albania se drafti i propozuar nga kryeministri Edi Rama për asociacionin nuk bëhet kurrsesi për të dëmtuar Kosovën.
Pacolli tha se e përshëndet iniciativën, ndërsa shtoi se është dashur të ketë një bashkëpunim me faktorë të tjerë.
“Veprimin e tij nuk e ka bërë absolutisht me qëllim që të dëmtojë Kosovën apo t’i marrë diçka nga pasuria mendore nga meritat e Kurtit. Ai ka pritur deri tani, Rama di diçka më tepër, se është duke ndodhur diçka dhe para kësaj situate pa se është e mundur dhe ka vepruar. Se di kush e ka iniciuar, a është konsultuar apo jo me Kurtin, me cilin faktor ndërkombëtar është konsultuara Rama dhe kush është përpiluesi i draftit. Por si iniciativë e përshëndes dhe duke e njohur Ramën, jam i bindur se nuk do bënte asnjë lëvizje që të dëmtonte Kosovën. Kam pasur rastin të punoj Ramën dhe është një njëri që i ka dalë zot Kosovës”, tha Pacolli.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë